Interi shfaq interes për Douglas Costa

Sipas "Tuttosport", Douglas Costa është pranë largimit nga Juventusi.

Braziliani i cili erdhi me shumë bujë nga Bayern Munich dy vjet më parë nuk po arrin të ambientohet në Torino.

Ai ka realizuar vetëm 5 gola në 48 ndeshje një shifër e ulët kjo për një sulmues.

Po sipas "Tuttosport", për anësorin interes ka shfaqur Interi, në veçanti Marotta, i cili e afroi në vitin 2017 për 46 milion te Juventusi.

Por për të arritur tek Costa, Interi do të nxjerrë në shitje Ivan Perisic, i cili pritet të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit zikaltër.