Ambasadori Norman hyn në takim me Bashën në selinë e PD

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka hyrë në një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën në selinë e PD. Takimi ka në fokus krizën politike në vend dhe rrugët e zgjidhjes së saj, në kushtet kur, opozita nuk afron asnjë kompromis përveç largimit të kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Takimi i Norman me Bashën mësohet se do të jetë kokë më kokë; ai është në vazhdën e takimeve të faktorit ndërkombëtar me kreun e opozitës për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.