Presidenti Meta uron: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit!

Presidenti Ilir Meta i ka uruar qytetarët shqiptarë sot me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.

"Të dashur miq, - shkruan Meta në Fb. - Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!"