VIDEO/ Rusia i shënoi Belgjikës nga kjo gafë e Courtois

Belgjika fitoi ndeshjen e parë në Grupin I për eliminatoret e Europianit, me shifrat 3-1, në shtëpi përballë Rusisë.

Dhe në fakt, goli i vetëm i rusëve erdhi në minutën e 16-të, dy minuta pasi belgët kishin shënuar me Telemans, falë një gafe të Tibo Courtois.

Portieri i Realit të Madridit, mendoi të avanconte para në zonë, por i gjendur mes dy kundërshtarëve, u hutua dhe pastaj i fali topin Cerishevit, i cili nuk fali me portën e boshatisur.