FOTO/ 40-vjetori i 'Aliços' bën bashkë 'Jamaçin' me 'Ertugrulin'

40-vjetori i aktorit të famshëm turk, Riza Kocaoglu, i njohur së fundmi për rolin e Aliços në serialin “Çukur”, ka bërë bashkë disa prej aktorëve më të famshëm të momentit në Turqi dhe njëkohësisht edhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Mes tyre ka qenë edhe Jamaç i “Çukur”, Aras Bulut Iymemli dhe “Ertugrul”,  Engin Altan Duzyatan ishin dy ndër aktorët më të dashur turq të ftuar në festë.

Festa e madhe u zhvillua në një ambjent në lagjen Arnavutkoy në Stamboll

Përveç kolegëve në këto seriale, si Jamaç (Aras Bulut Iynemli) i “Çukur” sëbashku me të dashurën, Kelpeten Ali (Baris Falay) i “Ezel” së bashku me të dashurën, festës nuk i ka munguar as Engin Altan Duzyatan (Ertugrul), i cili Kocaoglunë e ka pasur edhe shok klase në fakultet. Në mesin e personave të fundit që u largua nga festa ishte Dilan Çiçek Deniz, e cila luan rolin e Sena në serialin “Çukur”. 

Riza Kocaoglu është kthyer në një prej emrave më të dashur të kinematografisë turke, edhe në Shqipëri, falë roleve në “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Içerde”, “Çukur”, etj.