Eliminatoret/ Rikthehet Holanda e frikshme, shkatërron Bjellorusinë

Holanda e ka nisur me fitore eliminatoret në Kampionatin Evropian 2020 duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultatin e thellë 4-0.

Pasi mungoi në Kampionatin Botëror, Holanda e ka marr shumë seriozisht këto eliminatore, shkruan SYRI.net.

Depay e nisi me gol ndeshjen, ndërsa Ëinjaldum e vazhdoi për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin 2-0.

Gjithashtu në pjesën e dytë shënuan Depay dhe Van Dijk duke konfirmuar dominimin total të Holandës.