Challandes: Treguam se mund të luajmë kundër çdo skuadre të madhe

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen e bërë në miqësoren ndaj Danimarkës.

Challandes tha se i ka interesuar bilanci i kësaj ndeshje duke e parë se si do të reagojë ekipi me skuadra të mëdha.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Mund të them tani se kemi një skuadër shumë të fortë”, tha fillimisht ai.

“E kemi parë që nëse bëjmë gabime të vogla mund të kemi probleme. Pavarësisht se pësuam dy gola mbrojtja ka zhvilluar lojë të mirë”.

 “Mendoj që edhe faza ofenzive ka bërë paraqitje të mirë. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Ne kemi treguar që jemi skuadër e mirë. Mund të them që ekipi është gati për të luajtur kundër skuadrave të forta”.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar me këmbë në tokë. Nuk duhet të jemi të frikuar duhet të punojmë dhe gjemë balancën mes modestisë dhe kualitetit”, përfundoi Challandes.

Kujtojmë që në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosovës i shpëtoi fitorja nga duart pasi në fund të ndeshjes Danimarka barazoi rezultatin 2-2.