Vrasja e 'Nardit të Bujtinave', ja e shkuara e tij kriminale në Itali

Policia nuk ka asnjë pistë mbi vrasjen e djeshme të ndodhur në Shkodër, ku u vra në një pritë Ferdinard Polia, apo i njohur ndryshe si “Nardi i Bjeshkëve”.

Por e shkuara e errët mund të jetë një pistë e mundshme për eliminimin e tij.

Polia ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal të cilët u dënuan për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.

Polia u dënua atë kohë nga drejtësia italiane me 8 vite burg, ku gjatë gjykimit u zbuluan edhe dy vjedhje të kryera nga ai me dhunë, ku në njërën kishte mbetur i plagosur edhe pronari i shtëpisë.

Që nga ai moment Polia la Italinë për tu kthyer në Theth për të hapur bujtinën e tij.

Polia njihej si një biznesmen i sukseshëm në zonë dhe merrej shpesh me promovimin e vlerave turistike të Thethit, madje ishte edhe administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Ajo që të bën përshtypje në ekzekutimin e djeshëm është që nga 20 plumbat që janë qëlluar në drejtim të Polisë, asnjë nuk ka prekur shoqëruesin e tij Xhovan Mirashin.