Basha publikon foton me kreun e PPE: Takim i shkëlqyer me Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një foto nga takimi i sotëm me presidentin e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.

“Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryedemokrati mbi foto.

Përmes një reagimi të mëparshëm në rrjetet sociale, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka cituar mbështetjen e Presedentit të PPE, Joseph Daul për protestat në Shqipëri

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. “PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, është shprehur më herët Lulzim Basha.