Sulm terrorist, vriten 6 anëtarë të ekipit të sigurimit

Pakistani është goditur sërish nga një sulm terrorist.

Të paktën 6 persona raportohet të kenë vdekur nga ngjarja e rëndë. Viktimat janë pjesëtarë të ekipit të sigurimit.

Sipas medies zyrtare Radio Pakistan, terroristët kanë sulmuar pikën e kontrollit në zonën Ziarat të provincës Balochistan, duke vrarë gjashtë pjesëtarë të sigurimit.

Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurimit kanë mbyllur zonën duke kryer operacione kërkimi për të kapur të dyshuarit.