Igli Tare gati t’i rrëmbejë Liverpoolit një tjetër lojtar

Liverpooli duket se është kthyer në tregun e preferuar të Lazios dhe drejtorit të saj sportiv, Igli Tare. Pasi më herët ka transferuar lojtarë si Luis Alberto apo Lucas Leiva, të cilët tashmë janë kthyer në liderë të bardhkaltërve, italianët janë gati të afrojnë një tjetër futbollist, që te “The Reds” konsiderohet i pavlefshëm.

Tashmë bëhet fjalë për anësorin e majtë, Alberto Moreno, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga “Anfield Road”.

26-vjeçari u transferua te Liverpooli në vitin 2014 nga Sevilla, ndërkohë që me trajnerin Jurgen Klopp në stol ai ka luajtur shumë pak.

Sipas medieve angleze, spanjolli ka tashmë një marrëveshje me italianët dhe mungojnë vetëm detajet për kalimin e tij në kryeqytetin italian verën e ardhshme.