Dështon seanca ndaj Eftimius Eftimiut, akuzohet për vrasjen e Devi Kasmin

Dështoi seanca e parë ndaj specialit grek Eftimius Eftimiu dhe 4 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit rreth një vit më parë.

Shkak është bërë mos marrja dijeni, e të pandehurit Aurel Hoxhallari, i arratisur prej një viti, ndërsa Gjykata për Krime të Rënda vendosi të kërkojë ndihmën e Interpol Tirana për të bërë të mundur gjetjen dhe njoftimin e tij.

Ndërkohë, avokati i zgjedhur nga familja e të pandehurit, Samir Vishaj, kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit për pjesë tjetër të grupi dhe të mos bëhet kjo, pengesë.

Ngjarja e rëndë, për të cilën si ekzekutor akuzohet shtetasi grek, ka ndodhur në 29 janar 2018, poshtë banesës së viktimës Devi Kasmi. Eftimiu, sipas prokurorisë, është ndihmuar nga të pandehuri e tjerë për të kryer krimin, i cili dyshohet se është porositur nga Aurel Hoxhallari.