Ja reagimi i Hajdarit/ Rudina në krah të Murrizit, Kiri në krah të Bashës

Myslim Murrizi ka zënë foltoren dhe po flet në emër të opozitës, ndërkohë që deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur pikërisht këtë moment për tu rikthyer në Kuvend.

Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin e deputetit është në seancën e sotme plenare të Parlamentit, teksa opozita do të protestojë jashtë. Hajdari sapo është futur në Parlament, ndërsa ka dhënë një prononcim për Ora News.

Gazetarja e ka pyetur se përse vendosi të mos ta djegë mandatin, ndërsa ajo është shprehur se një gjë të tillë d ta shpjegojë sot në Kuvend.

Hajdari komenton dhe faktin që vëllai i ka qëndruar përkrah Bashës në protesta ndërsa ajo është në parlament. Lidhur me këtë deputetja ka thënë se ajo dhe vëllai i saj luftojnë për të njëjtin qëllim.

Gazetarja: Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament

Gazetarja: Ndiheni tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Gazetarja: Vëllai juaj ka qëndruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju jeni në Parlament?

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri tjetrin.