VIDEO/ Berisha pritet me brohoritje nga protestuesit, shpërthejnë thirrjet 'Rama ik'

Ka mbërritur në këto momente në protestën e qytetarëve përpara Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha, çfarë ka bërë që protestuesit të shpërthejnë në brohoritje "O hero!" dhe nga të katër anët të dërgjohen më fort thirrjet “Rama ik”.

Në protestën e sotme mungon kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili ndodhet për vizita zyrtare në kancelaritë europiane. Ndërkohë, në protestë ka shkuar bashkëshortja e tij, Aurela, e cila i ka ndjekur ato rregullisht, në disa raste edhe me fëmijët.