Fernando Torres mbështet Liverpoolin në garën për titullin në Angli

Liverpooli ka marrë një mesazh mbështetës në garën për titullin kampion në Premier League.

Ishte bomberi spanjoll, ish-legjenda e sulmit të "Të Kuqve", Fernando Torres, ai që ka vënë bast mbi triumfin e Liverpoolit.

Sulmuesi që kaloi 4 vite të arta te Liverpooli, për tu shndërruar në të preferuarin e tifozëve në "Anfield", pasi ka marrë urimet në 35-vjetorin e lindjes, nuk ka vonuar të kthejë mesazhin në llogaritë e tij në rrjetet sociale, aty ku ka shkruar: "Faleminderit të Kuq!!! Ju uroj më të mirat për pjesën e mbetur të sezonit. Do të bëj tifo për ju!!! Kohëra të arta ju presin!!!".