Do shkonte për t'u betuar si deputet, bojatiset Ralf Gjoni

I hidhët ka qënë mëngjesi i sotshëm për deputetin e blerë, të Kuvendit, Ralf Gjoni, i cili po nxitonte për t’u betuar në Kuvend.

Një  i ri i ka zënë pritë tek hyrja e pallatit dhe esa e ka parë, ka “shkrehur” drejt tij një shiringë plotë me bojë, duke i fëlliqur kostumin e ri të veshur për ceremoninë e rastit.

Me sa duket, boja ka qënë ca e rëndë në përbërje, sepse Gjoni është hidhëruar shumë kur ka parë që njollat në lëkurë fshiheshin me zor.

Gjithsesi, edhe pse nuk e kishte njohur sulmuesin, ai shprehu bindjen se djaloshi që e përleu në atë farë feje “ishte me porosi nga lart”.