FOTO/ Festoi 1 vjetorin.Brenda ditëlindjes përrallore të vajzës së Besnik Qakës

Këngëtari shumë i dashur për publikun  Besnik Qaka është shumë i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Këngëtari është shumë aktiv në këtë rrjet social ku përvec fotove nga përditshmëria e tij ai publikon dhe foto të vajzës së tij Una.

Vogëlushja Una erdhi në jetë 1 vit më parë duke bërë kështu për herë të parë prindër këngëtarin.

Dhe ditën e djeshme Una mbushi plot 1 vjeç, mami dhe babi i kishin organizuar një festë madhështore ku nuk munguan zbukurimet me tollumbace të bardha, rozë, fishikzjarre dhe torta madhështore.

’Shpresoj që të gjithë dëshirat e tua të plotësohen.Të uroj që të gjithë ëndërrat e tua të bëhen realitet.Të dëshiroj çdo të mirë në jetë.Mos harro se sot është dita jote, qeshu dhe kalo sa më mirë të jetë e mundshme në këtë ditë speciale për ty. Mos harro ti je ndër arsyet e lumturisë time.Shumë urime për ty Una’ ka shkruajtur Qaka pranë fotove ku shihet me gruan dhe vajzën e tij.