", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO-VIDEO/ NASA: Super-hëna, një fillim i mbarë për 2019-tën

NASA e ka cilësuar një fillim fantastik për këtë vit super hënën që do të shfaqet sonte në qiell anë e mbanë botës.

Super hëna krijohet kur orbita e këtij ylli është shumë afër Tokës dhe në të njëjtën kohë hëna është  e plotë, pra krijohet një pamje e jashtëzakonshme e këtij ylli si rrallë herë duke ofruar një super shfaqe për njerëzit.

Hëna orbiton Tokën në një elips, një ovale që e sjell atë më afër dhe larg nga Toka kur rrotullohet.

Pika më e largët në këtë elips quhet Apogee dhe është mesatarisht 253,000 milje (405,500 kilometra) nga Toka.

Pika e saj më e afërt është perigja, e cila është një distancë mesatare prej rreth 226,000 milje (363,300 kilometra) nga Toka.

Kur një hënë e plotë shfaqet në perigjë është paksa më e ndritshme dhe më e madhe se një hënë e rregullt e plotë dhe fiks në këtë moment ne kemi një super hënë.

Termi "super hënë” u krijua në vitin 1979 dhe ndodh në momentin kur hëna është në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj eliptike me Tokën.

Këto ndryshime vijnë në sajë të dallimeve të vogla në distancën e Hënës nga Dielli. Për sytë tanë, dallimet janë të pakapshme.

Ndriçimi i sipërfaqes së Tokës nga hëna e plotë e nëntorit 2016 ishte vetëm pak më e lartë sepse Hëna ishte paksa më afër Diellit sesa zakonisht, dhe për shkak se ajo dukej pak më e madhe në qiell se sa zakonisht në krahasim me hënat e tjera të plota. Pra super hënat ndër vite dallojnë mes tyre për largësinë që kanë me Tokën por që gjithçka është e pa kapshme për syrin e njeriut.

 

F.H, SYRI.net

                     

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The Moon ????: "I'm coming out ? I want the world to know? Got to let it show! ?" ? ? Stepping out on the world stage tonight is the final & brightest #supermoon for 2019. Just in time for the first day of spring, venture outside and look up to the night's sky for one of our favorite celestial neighbors.

A post shared by NASA (@nasa) on