VIDEO/ Barcelona leksion futbolli Realit edhe te fëmijët

Barcelona ka treguar një performancë fantastike këtë vit në La Liga dhe Champions League, por veçanërisht në Spanjë, ku është treguar shumë mbi rivalin e përjetshëm, Realin e Madridit.

Dhe, diçka të tillë vazhdon ta tregojë edhe në akademinë e saj. “La Masia” e klubit katalanas, në një takim në ditët e fundit, fitoi me shifrat e thella, 6-0, ndaj Realit, edhe në takimin për moshat U-10.

Performancë fantastike e ekipit të fëmijëve, që pasqyrohet edhe me gola fantastikë.