Çfarë do ndodhë me motin/ Ja parashikimi për të enjten

Moti do të vazhdojë të jetë me diell dhe temperatura të larta.

Pasditen e sotme pati edhe shtrëngata shiu në zona të izoluara, ndërsa për të enjten parashikohet diell.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të enjten.

Reshjet

Ditën e enjte nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 21 °C

në vendet e ulëta: 9 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

Era

Të enjten era pritet të fryjë mesatare deri fortë në bregdet dhe në veri të vendit.

Zjarret në pyje

Të enjten shumica e qarqeve pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ të rrezikut, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan.