Ja çfarë ndodh më 21 mars

Shkencëtari Jahja Kokaj, na ka prezantuar me atë se çfarë ndodhë më 21 Mars.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar qartë se si shënohet dita=nata.

Ky është postimi i tij:

"Në imazh shihet pika D ku Dielli nga poshtë, duke shpërthyer rrafshin e ekuatorit qiellor, del në hemisferen e sipërme.

Kjo ndodhë sot me 21 Mars (kur shënohet equinoksi: dita=nata), duke krijuar kështu ngjarje astronomike me rëndësi, që vlene të celebrohet.

Krijesa njerëzore si qenie kosmologjike, me trupin mendjen, emocionet dhe shpirtin e tij induktohet, pra doemos efektohet jeta tokësore në përgjithësi dhe jeta e njeriut në veçanti, nga dukuria në fjalë.

 Dalja-Lindja e Diellit në hemisferen e sipërme-pozitive shënon, ngrohtësi, gjallëri, vitalitet, hapje të natyrës, gjelbërim, pozitivitet, fillimi astronomik i vertetë, i një viti të ri.

Në kënd e poshtë: në observator duke përcjellë shkencërisht, fenomenin në fjalë".

GËZUAR 21 MARSIN-FILLIMIN E RI!