Vinicius Junior: Ronaldo është legjenda e Real Madridit

Vinicius Junior e ka cilësuar Cristiano Ronaldon një legjendë të Real Madridit.

Sulmuesi brazilian që po kalon sezonin e parë te Real Madrid, gjatë një interviste për Cadena Ser, është pyetur se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo.

“Nuk e di, por mund të them se Cristiano është një legjendë e Realit”, ka deklaruar Vinicius.

“Tifozët e duan shumë, është një lojtar që ka fituar kaq shumë trofe me këtë klub”, vijoi ai.

“Tani ai nuk është më këtu, por në këtë ekip ne ende kemi më të mirët”, përfundoi ai.