Flet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ja çfarë do të ndodhë nesër rreth parlamentit

Te enjten opozita ka paralajmëruar që do të mbajë një tjetër protestë të madhe, përpara Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës së radhës plenare.

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, ka zbuluar për Ora News detaje nga protesta e nesërme që do të jetë e shtrirë në disa zona të parlamentit  

'Nesër do të jetë një protestë para parlamentit.

Do të jetë e shtrirë në disa zona rreth parlamentit për të kuptuar të gjithë që pa opozitën dhe kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve nuk mund të vihet situata në normalitet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne sot nuk kemi një parlament funksional, sepse që një parlament të jetë funksional duhet të ketë mazhorancën dhe opozitën.

Nëse ka vetëm mazhorancës  ai nuk është jo vetëm kushtetues, por nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. 

Basha do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qenë në orën e caktuar përkrah qytetarëve, por kjo do të varet në varësi të takimeve', tha Bardhi.