Deklaratën e sotme të Metës e kanë publikuar 181 media ndërkombëtare

Sot presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga qyteti i Pogradecit.

Ai akuzoi kryeministrin si juntë dhe se paralajmëroi dorëheqjen e tij, nëse shërben si zgjidhje e situatës.

Presidenti nënkuptoi se qeveria e re tranzitore duhet të krijohet për të shkuar vendi në zgjedhje, duke larguar krizën e rëndë institucionale, kushtetuese dhe politike, e cila ka ardhur për fajin e kryeministrit.

Deklarata e Presidentit Meta deri tani është dhënë në 181 media botërore.