VIDEO/ Futbollisti vdes gjatë ndeshjes, shokët e skuadrës shikojnë tmerr me sy!

Ky është momenti i tmerrshëm që përjetuan futbollistët në futsallin portugez.

Ditën e sotme një futbollist 28-vjeçar është ndarë nga jeta gjatë momentit kur po luante, ndërsa lojtarët e tjerë dhe tifozët, e panë me ankth këtë moment tragjik.

Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao ra pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, shkruan SYRI.net.

Incidenti fatkeq ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez.

Mjekët e të dy skuadrave u përpoqën për të rikthyer në jetë futbollistin i cili më pas u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku ndërroi jetë.