Barça nxjerr në shitje Coutinhon, ja çmimi që duhet të paguajnë klubet

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Philippe Coutinho dhe do të pranojë ta shesë brazilianin vetëm për 80 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “Goal”, Manchestëer United dhe Paris Saint-Germain janë gati për të hyrë në negociata për të transferuar Coutinhon, shkruan SYRI.net.

Është raportuar se “Djajtë e kuq” po kërkojnë me ngulm Coutinhon, ndërsa është folur edhe për një kthim të mundshëm në Liverpool, por kalimi në Premierligë nuk është opsioni më i mundshëm për brazilianin.

“Goal” mëson se mesfushori nuk dëshiron të kthehet në Angli, pasi familja e tij e ka pasur të vështirë të mësohet me jetën atje.

Opsioni më i mundshëm i tij është PSG-ja në Ligë 1, ku Coutinho do të bashkohej me bashkatdhetarët, Thiago Silva, Dani Alves dhe Neymar.