UEFA nesër merr vendim për gjestin e turpshëm, ja çfarë rrezikon Ronaldo

UEFA ditën e enjte do të japë vendimin zyrtar për gjestin e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo pas ndeshjes kundër Atleticos në Champions League.

Pas kualifikimit dramatik, portugezi kopjoi festën e Diego Simeones i cili bëri një “verpirm të pahijshëm” dhe u dënua me gjobë 20 mijë euro.

UEFA ka hapur hetim ndaj CR7 sepse me veprimin në fushë ka thyer rregullin 11, i cili i lejon gjykatësit të marrin një masë ndaj lojtarit, ndërsa rregulli 15 i shkelur nga portugezi do të thotë direkt dënim me skualifikim .

Në pikën e parë të rregullit 15 specifikohet veprimi “provokim i tifozëve”, që nënkupton një ndeshje pezullim, por atë që bëri Ronaldo e kanë cilësuar si “gjest të shëmtuar” dhe nuk merr masën e një dënimi eventual.

Për këtë mendohet se zgjidhja do të jetë si ndaj Simeone, ndëshkim me një gjobë financiare dhe Ronaldo do jetë në fushë në sfidën ndaj Ajaxit.