Policia e shoqëroi në komisariat, ja se si studenti i drejtohet Ramës me fjalët e tij

Në protestën e sotme të ‘Unazës së Re’, ka folur edhe një nga studentët, i cili u shoqërua në komisariatin e Policisë pas protestës së madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars. Studenti iu drejtua Ramës me fjalët e tij duke I thënë se “S’ke parë asgjë akoma”, duke I lënë të kuptojë se do ta ketë aty sërish deri në rrëzimin e tij

“Sapo vij nga Policia e Tiranës sepse isha i shoqëruar. Kisha kohë që nuk e provoja këtë kënaqësi. Unë do I drejtohem Edi Ramës me fjalët e tij të preferuara; ‘S’ke parë asgjë akoma”, iu drejtua studenti kryeministrit.

Aktualisht protestës së banorëve të Astirit I janë bashkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, të cilët kanë zgjedhur të përkrahin protestuesit e Unazës në kauzën e tyre.