Nano në Kongresin e Rilindjes?! Gazetari tregon: Bashkepunimi me Ramën do ta ....

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në Syri.net, ka komentuar edhe ftesën që Rama i ka bërë Fatos Nanos për të qenë i pranishëm në Kongresin e Partisë që do të mbahet më 23 mars.

Abilekaj ka konfirmuar që Nano do të jetë i pranishëm në Kongres, por e cilësoi si një gabim të pafalshëm nga Nano nëse do të zgjidhte pikërisht në këtë moment të kthehej në patericën e Edi Ramës, i cili është në ditën e tij më të keqe të pushtetit.

“Nano e ka pranuar ftesën në Kongres. Por nëse Nano do të kthehej në një mbështetje të Ramës, ky do ishte një gabim taktik I Nanos, ndërkohë që u kthye në një shëmbull në vitin 2005 me largimin e tij nga politika.

Kthimi i tij drejt një njeriu të vetmuar, do të ishte një kolaboracionizëm i pafalshëm. Nëse do të ishte fillimi i një bashkëpunimi, atëherë ky moment do ta prishte emrin e tij të mirë të ndërtuar në politikë. Nëse Rama kërkon ta prishë me një ofertë për President kjo mbetet për t’u parë”,-tha Abilekaj.