Isco nuk gjen qetësi as me rikthimin e Zidane, ka problemin e madh

Rikthimi i Zinedine Zindane te Real Madridi ka gëzuar një masë të madhe të lojtarëve.

Tekniku francez u ka dhënë besim disa lojtarëve se mund të qëndrojnë te Real Madridi edhe për disa sezone.

Sipas “El Chiringuito”, Isco Alarcon i është gëzuar rikthimit të trajnerit francez, por është shfaqur një problem i ri.

Spanjolli ka shtuar 4,5 kilogramë, ndaj Zidane i ka bërë me dije se ai duhet ta largojë peshën e tepërt.

Francezi kërkon më shumë punë nga lojtarët, ndaj Isco mund të mos i pranojë disa kritika.

“El Chiringuito” bën me dije se spanjolli mund të largohet nga Real Madridi dhe Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e tij.