Icardi ‘pajtohet’ me Interin, vihet në dispozicion të Spallettit

Mauro Icardi është gati t’i jap fund krizës mes tij dhe Interit, që nisi me heqjen e shiritit të kapitenit.

Sulmuesi argjentinas ka përfunduar kurën për të rikuperuar gjurin e majtën dhe nga nesër ai do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit.

Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, argjentinasi do ta përdorë ndalesën e kampionatit për të rikuperuar kohën e humbur.

Ndoshta ai do të jetë gati në 31 mars në takimin delikat ndaj Lazios.

Polemikat duke se do të lihen mënjanë dhe Icardi do të rikthehet me grupin.

Përsa i përket rinovimit të kontratës, ajo do të diskutohet në një moment të dytë më me qetësi. Ky është hapi i parë drejt pajtimit mes palëve.