FOTO/ Portieri i kushton një pjesë të trupit të tij Diego Armando Maradonës

Stërvitja nga Diego Maradona duket se ka entuziazmuar portierin e Dorados, Gasper Servio.

Pas leksioneve në stërvitje, 26-vjeçari ka vendosur t'i kushtojë një pjesë të trupit të tij legjendës argjentinase, pasi në kofshën e tij të majtë ka bërë tatuazh fytyrën e Maradonës.

Krahas imazhit të Maradonës duke qeshur dhe duke mbajtur një kapele me stemën e Dorados, shkruhet: "Unë besoj në Zot".