Gazetari i njohur: Barcelona eliminohet nga Championsi, Messi e lë në baltë sërish!

Lionel Messi i mahniti të gjithë me paraqitjen e tij kundër Real Betisit kur shënoi tri gola njëri më i bukur se tjetri.

Pavarësisht kësaj, gazetari i njohur Tamos Roncero mendon se ylli argjentinas do të fshihet në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Të gjithë e njohin Roncero si tifoz të “çmendur” të Real Madridit, ai nuk beson se Messi do të jetë vendimtar në ndeshjen çerekfinale të Champions Leagues.

“Messi do të fshihet në ndeshjet kundër Manchester Unitedit, në çerekfinale të Champions Leagues. Ai përsëri do ta lërë Barcelonën të eliminohet nga kjo garë”, ka thënë Roncero për El Chiringuiton.

Manchester Unitedi dhe Barcelona do të përballen fillimisht në Old Trafford, më 10 prill, e pastaj ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou, më 16 prill.