Me deklaratën e fundit Hazard injoron kalimin te Reali i Madridit

Eden Hazard thotë se dëshiron të ndihmojë skuadrën e Chelseas ta fitojë Europa Leaguen.

Pasi u kthye në stolin e Realit, Zinedine Zidane premtoi ndryshime këtë verë dhe një ndër emrat më të lakuar është transferimi i Eden Hazard drejt “Bernabeut”.

Por këtë javë, raportohet se Chelsea e ka refuzuar ofertën e parë zyrtare nga Reali për belgun.

Reali? “Nuk po punoj rreth kësaj për momentin”, tha Hazard për VTM në kampion stërvitor të Belgjikës .

“Dua të shkëlqej me Chelsean për disa muaj dhe të përpiqen ta fitoj Europa Leaguen. Këtë javë mendoj për Belgjikën dhe pastaj kthehem në Chelsea. Shohim pastaj”, shtoi ai.