Karamelo tha se e kërcënuan, Salianji e tall; 'Kush të njeh ty, ndryshe s'ta falnin tradhtinë'

Ligoraq Karamelo, i cili përfitoi na vendet e lëna bosh nga opozita, tha se sot se ishte kërcënuar nga tre persona, veprim që sipas tij lidhet me marrjen e mandatit të deputetit.

Lidhur me këtë kërcënim ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook edhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i cili ka ironizuar duke thënë se Karamelon nuk e njeh askush, ndaj kërcënimet ndaj tij nuk kanë qenë politike.

“Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur. Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhëtinë dhe trafikun e mandatit.”-shkruan Salianji.