Kërkohej për vjedhje në Gjermani, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

Ditën e sotme një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në stacionin e Milanos, në Itali.

Ai ishte në kërkim policor ndërkombëtar pasi akuzohej për vjedhje dhe plaçkitje, konkretisht për vjedhjen e një sendi me vlerë 22 mijë euro, para dhe bizhuteri, ngjarje këto të ndodhura në Gjermani.

Shqiptari u ndalua nga policia pasi po ecte në mënyrë të dyshimtë, çka shtoi dyshimet te forcat e rendit.

I riu ka mbetur në paraburgim dhe pret urdhrin për t’u ekstraduar në Gjermani, ku më pas edhe do të jepet vendimi për të.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar.