Basha pranë banorëve të Unazës së Re: Policia ishte urdhëruar të ushtronte terror dhe reprezalje, urdhër politik!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar pranë banorëve të Unazës së Re, në një kohë që policia po planifikonte të ushtronte dhunë dhe të arrestonte banorët që kanë 5 muaj që protestojnë.

Zoti Basha  tha se “kishin marrë urdhër deri para pak minutash që të arrestonin banorët ndërkohë që të pandehur duheshin marrë Rama dhe Gjiknuri për aferën korruptive.

Ka informacione te besueshme se me urdhër politik të Sandër Lleshaj dhe me shumë mundesi të Edi Ramës, policia do të kryente akte reprezalje dhe terrori mbi banorët.

Këta kanë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave.

Banorët menjëherë pas fjalës së Bashës kanë marrë garanci se nuk do të cënoheshin dhe kanë filluar të largohen.