Fundi politik i Ramës? 5 emra socialistësh në tavolinë për kryeministër

I ftuar në “Mbrëmje ide” në  Abc News, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur rreth situatës opolitike në vend, thirrjes së KQZ që partitë politike të dërgojnë komisionerët e tyre për zgjedhjet e 30 Qershorit si dhe për atë çfarë pritet të ndodhë me aksionin politik të opozitës.

“Gjërat po vijnë gradualisht. Ajo që kemi bërë si opozitë është djegia e mandateve. Kemi vënë kushtet përkatëse si të ndërhyhet politikisht pra me largimin e Ramës, rrëzimin e regjimit, qeveria tranzitore. Këto pastaj ço komisionerët edhe në rastet më normale është shkelur në KQZ historikisht ka pasur vonesa. Gradualisht do bëhen zgjedhjet e parakohshme politike parlamentare, edhe zgjedhjet vendore, por gradualisht”.

Ndërkohë, Gjata tha gjithashtu se brenda PS-së janë në tavolinë 5 emra për kryeministër.

“Janë nja 5 emra socialistë në tavolinë për kryeministër. Unë më shumë i dëgjoj nga gazetarët nga deklaratat e ndryshme, që kanë parë që po u ikën partia”, tha Gjata.

Për sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, Gjata tha se ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve është i mirëpritur, por gjithashtu ai vlerësoi dhe qëndrimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ndërsa për protestën e paralajmëruar për të enjten, Gjata tha se do të ketë surpriza.

“Ka surpriza! Pas kësaj, protesta të tjera në tërësi surprizë. Do të shohim. Do ketë surpriza”, u shpreh Gjata.