Nëse Milani kualifikohet në Champions, rikthen sulmuesin e njohur

Leonardo brenda një muaji do të filloj sulmin për të rikthyer Gerard Deulofeu në “San Siro”.

Deri në 20 prill, Milan do të ketë një ide më të qartë se cili do të jetë fati i tyre për në Ligën e Kampionëve, pas përballjes me Sampdorian, Udinesen, Juventusin, Lazion dhe Parman.

Deulofeu është pjesë e Watford dhe ka një kontratë që përfundon në vitin 2023, por nëse Milan ofron 30 milionë euro dhe një pagë të majme atëherë spanjolli do të pranojë rikthimin te kuqezinjtë.