Zbulohet tradhtia e Icardit, Wanda Nara i gjeti telefonin dhe ia...

Wanda Nara dhe Mauro Icardi është çifti më i përfolur në Serie A.

Jo vetëm jeta personale por edhe karakteri impulsiv i bukuroshes kanë bërë që shpesh ajo të përfundojë në qendër të medieve rozë.

Për më shumë se pesë vite bashkë, të dy nuk janë kursyer për t’i shprehur besnikërinë njëri-tjetrit, por në Argjentinë hedhin dritë për një episod të ndodhur në fillimet e lidhjes së çiftit.

Prezantuesi i njohur televiziv në Argjentinë, Angel de Brito ka zbuluar se në fillim të historisë mes Wandës dhe Mauros, është zbuluar një celular i fshehtë, të cilin argjentinasi e përdorte për të folur me femra të tjera.

“Kur Wanda dhe Mauro u njohën, Icardi kishte dy telefona, dhe njëri u zhduk një ditë. Një telefon ishte ai ‘zyrtari’, ndërsa tjetri përdorej për ‘gjëra të vogla’. Dhe një ditë, këto ‘gjërat e vogla’ dolën në sipërfaqe, kur çifti nuk ishte ende i martuar. Wanda u tërbua nga ky fakt, dhe teksa të dy gjendeshin në një jaht, ajo e mori telefonin dhe e fluturoi direkt e në det” – shprehet prezantuesi argjentinas.