Skenari ogurzi/ 'Ja çfarë do të bëjë Policia e Ramës gjatë natës te 'Unaza e Re'

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha sonte nga protesta e Unazës së Re, se kryeministri Edi Rama së bashku me policinë ‘partiake’ të drejtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po përpiqen të shtypin protestën, por nuk do ia dalin dot.

“Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re. Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhërat politik. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues. Nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën.”- tha Braimllari.