Çfarë do të ndodhë në episodin e fundit të 'Xhennet'?
Çfarë pritet të ndodhë në episodin e nesërm të serialit “Xhennet”, i cili përkon edhe me fundin e tij?
Nilgyn tashmë e penduar, shkon i kërkon falje Selimit për gjithçka çfarë ajo ka bërë. A do të mund t’a falë dot ai?
Arzu vazhdon të jetë e tronditur, ajo shikon mankthe sikur Kaja është gjallë.
Xhenet dhe Selim po përgatitën për ditën më të bukur të jetës së tyre.
Ata më në fund arrijnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Melisa gjithashtu duket se tashmë dhe ajo ka gjetur njeriun e zemrës së saj.
Arzu më në fund ndihet e lumtur dhe e kompletuar me dy vajzat e saj, tashmë për të mos u ndarë më kurrë.
Gjithçka do ta zbuloni në episodin e nesërm të telenovelës që ka mbërthyer para ekranit shqiptarët.