Ministri rri 'gati tu' te dera, shikoni se si Lleshaj i uli rojet private në vendet e studentëve

Studentët e Durrësit i treguan vendin sot Ministrit Lleshaj, që kishte shkuar në Universitetin e tyre për tu dhënë leksion për Paktin për Universitetin dhe Plehrat, ndërkohë që ka qenë po ky vetë që mbante funksionin e Këshilltarit për Sigurinë së kryeministrit, kur ky i fundit kanabizonte vendin.

Por mënyra se si Lleshaj ka shkuar sot në takim me studentët i shoqëruar me 50 policië dhe roje private, nuk tregon gjë tjetër vetëm se frikën e një ministri që në njërin krah u hedh të rinjve gazlotsjellës dhe në krahun tjetër shkon te ata me taborë me policë.

Kjo foto ku në sallë ka më shumë roje private se studentë, tregon më së miri gjendjen ku është katandisur Ministri i Brendshëm dhe shefi i tij.

Vetëm nga një numërim i thjeshtë në sallë janë të paktën 8 roje private, ndërsa thuhet se numri i tyre ka qenë deri në 20.

Ndërsa Lleshaj ka preferuar të qëndrojë të dera si për ti shpëtuar ndonjë të papriture.