Bernardeschi: UEFA nuk duhet ta ndëshkojë Ronaldon për gjestin ndaj Atleticos

Federico Bernardeschi pretendon se UEFA do të ishte e ‘çmendur’ nëse do ndëshkonte Ronaldon për gjestin e bërë pas triumfit ndaj Atleticos në Champions League.

UEFA po heton Ronaldon për ‘sjellje të pahijshme’ pasi ka imituar festën e teknikut, Diego Simeone.

“Nuk mendoj se duhet të ndëshkohet Ronaldo,” tha Bernardeschi në një konferencë për shtyp.

“Mendoj se do të përfundojë atje, se ishte një festë, një gjest", vijoi ai.

Humbja ndaj Genoas?

“Një humbje nuk është kurrë e mirë, por kemi hyrë në atë ndeshje me forcë fizike dhe mentale”, tha ai.