Ambasadori i Suedisë del nga ‘rreshti’, për krizën në Shqipëri: Ja cila është zgjidhja e vetme!

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi, ka folur për herë të parë për krizën e rëndë politike në Shqipëri.

Nëpërmjet një interviste në gazetën, Albanian Daily Neës, ai ka mbajtur një qëndrim krejtësisht ndryshe nga diplomatët homologë në Tiranë, që janë deklaruar deri më tani, për rikthim të opozitës në parlament, ose ecjen përpara edhe në këto kushte nga mazhoranca e Edi Ramës.

Ambasadori Ndisi mes të tjerave, jep si recetë zgjidhje në këto kushte, vetëm një zgjidhje politike e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.

‘Është e rëndësishme që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje politike që mund të arrihet përmes dialogut midis qeverisë dhe opozitës.

Vendimi politik është i nevojshëm dhe është shumë i rëndësishëm, përndryshe ka rreziqe të mëdha për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Njerëzit shqiptarë mbështesin integrimin në BE, pra është e rëndësishme që aktorët politikë të fillojnë dialogun, të marrin anën e qytetarëve shqiptarë dhe të mos humbasin mundësinë’, thotë mes të tjerave ai në këtë intervistë.