Protesta, policia bullgare hedh gaz mbi oficerët e saj

Në protestën e ditës së sotme në Sofje të Bullgarisë, policia aksidentalisht ka lëshuar gaz lotsjellës ndaj oficerëve të saj.

Protestuesit filluan të tensionoheshin, dhe oficerët e policisë bullgare, në vend që ta lëshonin gazin lotsjellës drejt protestuesve, e hodhën drejt vetes.

Për fat të keq, oficerët filluan të kishin shqetësime nga sytë duke u shkëputur për disa momente nga protesta, për t’u qetësuar.

Protesta po zhvillohej jashtë parlamentit në kryeqytetin bullgar dhe u organizua nëpërmjet mediave sociale.

Protestuesit thuhet se po kërkojnë një referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë në ‘demokraci direkte’ dhe protestojnë gjithashtu edhe për ‘luftën kundër korrupsionit’. /Tv Scan