Ansi Agolli nis aventurën në Amerikë, bashkohet me skuadrën e re

Ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i dha fund aventurës 9-vjeçare me Karabagun në kampionatin azerbajxhanas, teksa është bashkuar së fundmi me skuadrën e re, Nju York Kozmos, në ligën e dytë amerikane.

Kjo është eksperienca e parë për 36-vjeçarin në kampionatin amerikan, pasi kujtojmë që në të kaluarën ka veshur fanellën e Tiranës, Apolonisë, Ksamaks, Luzern, VPS, dhe Kryvbas.

Agolli numëron 73 paraqitje me ekipin Kombëtar që prej vitit 2005, ku ka arritur të shënojë edhe 3 gola.