Trajnerit i del lotaria amerikane, braktis klubin e njohur shqiptar

Në një njoftim zyrtar nga klubi i Vllaznisë bëhet me dije se trajneri Hasan Lika do të largohet nga drejtimi i skuadrës shkodrane.

Në fakt, jemi mësuar se largimet e trajnerëve bëhen për shkak të rezultateve, por me Likën ndodh ndryshe.

Tekniku kryeqytetas do të udhëtojë për në Amerikë, për të jetuar atje, duke ndërprerë bashkëpunimin e suksesshëm me kuqeblutë.

Hasan Lika e lë Vllazninë në vendin e parë në Grupin A në Kategorinë e Parë.

Shkodranët udhëheqin me 11 pikë më shumë nga Erzeni dhe Korabi, që ndajnë vendin e dytë.