FOTO/ Shkruajtën keq për moderatoren, Luana Vjollca u bën diss mediave serbe

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është shumë e dashur dhe e ndjekur nga të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Gjithashtu moderatorja nuk lë rast pa treguar se ajo është krenare për vendin e saj.

Por siç duket kjo gjë nuk i ka pëlyqer mediave serbe të cilat kanë shkruajtur për moderatoren se ajo urren Serbinë dhe qenka për një Shqipëri të madhe.

‘Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe KOSOVEN. Dhe unë ju them shumë mirë që e dini’ ka shkruar në postim Luana Vjollca.