VIDEO/ Ja debati i plotë i ministrit Lleshi me studentët në Durrës: Hajde flasim-Turp, ti flet me gaz!

Gjatë një vizite të shpejtë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, bëri ditën e sotme në qytetin e Durrësit është pritur nga dhjetëra studentë, të cilët e kanë fishkëllyer dhe e kanë quajtur: Turp.

Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Juve s’ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Jeni një qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë përpara që vjen ministri. Vini, a thua sikur është duke ardhur Kryetari i Shërbimit Sekret.

Lleshi: Ju e caktoni se ku vij unë e ku s’vij unë?

Studenti: Nuk e caktoj unë. Ne duhet ta dimë

Lleshi: Kush jeni ju?

Studenti: Urdhëro?

Lleshi: Kush jeni ju?

Studenti: Unë jam Ndrec Mjedi, qytetari i këtij vendi, që ti më ke helmu mu. Je ministri i Brendshëm. Na ke helmuar me gaz.

Studentët në kor: Turp! Turp! Turp!….

Lleshi: Nëse do të komunikosh, hajde komuniko…

Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh dhe na dhatë lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni. Na thoni… hë…? Do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj? Hë…

Pas kësaj Lleshi largohet